Shqipëria ka shënuar 341 raste të reja pozitive me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se rastet e reja janë regjistruar nga gjithsej 904 testime të kryera.
Gjatë së njëjtës periudhë kohore edhe 331 persona të infektuar deri tani janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 317.564, raportoi "A2CNN".
Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive me koronavirus është rritur në 3.791.
Aktualisht 24 persona të prekur me COVID-19 janë duke u trajtuar në spitalin COVID-3 në Tiranë.