Si rrallëherë, korrespodenti i KOHËS, Augustin Palokaj, ka rrëfyer për futjen e tij në Kosovë më 12 qershor, bashkë me trupat e NATO-s.
Ai ka thënë se nga Shkupi deri në Prishtinë, rruga ka zgjatur rreth tetë orë.
Po ashtu, tha se duke menduar që KFOR-i ka marrë nën kontroll Prishtinën, është futur në kryeqytet me kolegë të tij ndërkombëtarë.
Ka treguar edhe për vendosjen e tij nën hotelin Grand më 12 qershor.
"Tek më 13 qershor, u fut në Prishtinë në numër të madh, një ditë më herët kishin mbërritur vetëm disa oficerë për lidhje", ka thënë ai.
Edhe
Palokaj rrëfen ditën kur së bashku me forcat e NATO-s hyri në Kosovë më 12 qershor
Po ashtu ka thënë se ushtarët e parë të UÇK-së që ka parë në Prishtinë, ishin ata të Brigadës Atlantiku.
"Ata u futën në hotelin Grand me dy arka birra, ende personeli i hotelit ishte serb", ka thënë ai.
Ka folur edhe për rolin sipas tij destruktiv të Italisë gjatë bombardimeve të NATO-s.
-
Palokaj tregon se si Bullgaria e Rumania shpëtuan Kosovën nga invazioni rus më 1999
-
Përplasja mes NATO-s e Rusisë për Aeroportin e Prishtinës - përkthyesit tregojnë prapaskenat
-
12 qershor, 1999: Pas 80 ditësh mbylljeje dola në rrugën kryesore të Prishtinës
-
Hyrja e UÇK-së në Prishtinë e ngritja e flamujve kombëtarë – rrëfimi për natën e 10 qershorit