Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se i janë gëzuar lajmit që sot ka përfunduar periudha tridhjetë ditore e njoftimit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth kërkesës së Kosovës për blerjen e sistemit anti-tank Javelin. Sipas tij, kjo nënkupton që Kosova në këtë proces mund të vazhdojmë hapat tjerë.
“Proceduralisht jemi në pritje të ofertës nga ana e ShBA-së, që pastaj bazuar në të dhe planin e zhvillimit të FSK-së të realizojmë blerjen”, ka shkruar ai në Facebook.
Maqedonci ka thënë se Javeline, sistemi me të cilin do të pajiset FSK-ja, tashmë fakt i kryer.
Artikuj të ngjashëm
-
Maqedonci konfirmon: Kosovës iu pranua kërkesa për blerjen e raketave amerikane
-
Maqedonci: Raketat “Javelin” do t’i kemi në kohën e duhur
-
“Javelin” pjesë e inventarit të FSK-së, kryhet pagesa e parë
-
Maqedonci: Raketat “Javelin” do të vijnë së shpejti, pagesa ka nisur të bëhet
-
DASH-i konfirmon: Kosova kërkon 246 raketa për 75 milionë dollarë