Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, i është kundërpërgjigjur Vetëvendosjes për akuzat ndaj opozitës për dërgimin e ligjeve në Gjykatë Kushtetuese. Tahiri ka thënë se pushteti është në panik nga kushtetutshmëria dhe ligjshmëria.
“Vetëvendosja, pasi ka dështuar në qeverisje në këto tri vjet, paska filluar të mbajë ligjërata koti se si bëhet opozita. Atyre që kanë bërë opozitë me tym e flakë, me gurë e gaz, nuk po ju pëlqyeka opozita jonë me rrugë institucionale, opozita jonë duke dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimet e tyre të mbrapshta. Ata frikësohen nga kushtetutshmëria dhe ligjshmëria prandaj janë në panik. Në vend që t'i mbajnë ligjërata opozitës, Vetëvendosja duhet ta braktis vetë rrugën e qeverisjes korruptive dhe të dëmshme, pasojat e të cilës sot po i vërejmë me inflacionin dhe varfërimin e qytetarëve dhe nesër do t'i vërejmë edhe më qartë me ikjen masive të qytetarëve nga keqqeverisja e tyre”, ka shkruar ai në Facebook të martën.
Vetëm brenda tetë muajve të fundit, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar tri ligje të Qeverisë, që u kontestuan nga opozita. Në shqyrtim të kushtetutshmërisë i ka edhe pesë të tjera. Janë rrëzuar në tërësi Ligji për Masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg dhe Ligji për Këshillin Prokurorial, ndërsa është rrëzuar pjesërisht Ligji për zyrtarët publikë.
-
VV-ja kritikon opozitën që po i çon ligjet në Kushtetuese
-
PDK-ja e AAK-ja thonë se është zaptuar rendi demokratik
-
PDK-ja e AAK-ja i bëjnë thirrje Deharit ta thërrasë seancën, thonë se “është zaptuar rendi demokratik”
-
Tahiri: Dekreti i Osmanit është kushtetues, opozita të bëhet bashkë
-
PDK-ja për vrasjet e fundit: Përgjegjëse direkte, Qeveria