Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka reaguar lidhur me dy artikuj të publikuar nga KOHA, lidhur me kryerjen e operacionit në Klinikën e Urologjisë, pa anestezion, e po ashtu, mosoperimin e pacientit tjetër dhe dyshimin se i njëjti është kryer në klinikë private.
Përmes një postimi në ">Facebook, bëhet e ditur se menaxhmenti i SHSKUK-së, ka kërkuar raport me shkrim nga dy klinikat përkatëse dhe janë në pritjet të këtyre raporteve, për të proceduar tutje me rastet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po ashtu, SHSKUK fton të gjithë qytetarët që ka ankesa, apo vështirësi gjatë trajtimit shëndetësorë, në institucionet e SHSKUK-së, t'i drejtohen me shkrim Komision të Ankesave të pacientëve në SHSKUK, i cili do të shqyrtojë çdo ankesë dhe shqetësim të qytetarëve”, thuhet në njoftim.