GALERIA Shopping Mall në bashkëpunim me American Corner Prizren, po shënojnë Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me një program shumë të veçantë dhe edukativ.
American Corner Prizren funksionon në kuadër të Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe Bibliotekës Ndërkufitare në Prizren, ku misioni i kësaj qendre është të forcojë marrëdhëniet midis SHBA dhe Kosovës, prandaj, për nder të kësaj feste Galeria Shopping Mall u kujdes të shfaq kulturën dhe vlerat amerikane, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin reciprok midis SHBA dhe Kosovës, pa munguar edhe atmosfera dhe dekoret festive në ambientin e qendrës GALERIA.
Të martën, më 4 Korrik, duke filluar nga ora 13:00, në GALERIA Shopping Mall, do të fillojë argëtimi dhe mbushja e atmosferës me harmoni ku balerinët e akademisë “Lulu Dance Academy” do të performojnë shfaqje profesionale, por kështu duke mos munguar edhe klubi i karatesë me performancat e teknikave të tyre edukative të këtij sporti.
Gjithashtu, ekspozita e Ditës së Pavarësisë të Amerikës do të jetë e hapur gjatë gjithë ditës për të gjithë vizitorët e qendrës GALERIA, ku ata do të kenë mundësinë të ndjekin historinë, kulturën dhe frymën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pas përfundimit të këtyre dy shfaqjeve, do të vijojnë kuizet dhe lojërat edukative nga nxënësit e “American Corner Prizren” duke shpalosur kreativitetin dhe talentin e tyre, dhe duke inkurajuar bashkëpunimin për një atmosferë sa më argëtuese për të gjithë.
Pa dyshim, nuk do të mungojë edhe adrenalina ku në fund të aktivitetit do të mbahet loja e ashtuquajtur “Apple Pie Contest”, ku fëmijët do të konkurrojnë për të ngrënë tortën me mollë, në mënyrë që 4 Korriku në GALERIA Shopping Mall të shënohet në frymën dhe kulturën amerikane, duke e bërë aktivitetin sa më të veçantë për të gjithë pjesëmarrësit.
Mos harroni se të martën, më 4 Korrik, në GALERIA Shopping Mall në Prizren, do të festojmë ditëlindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me aktivitete të shumta, dhe surpriza të ndryshme.
Eja dhe festo.
Ju mirëpresim!
*Artikull i sponsorizuar