Muaji i shtator do të sjellë pafund surpriza në qendrën tregtare Galeria Shopping Mall në Prizren. Duke filluar nga data 9 deri më 17 shtator, në GALERIA do të hapet “Java e Outletit”, ku mbi 100 dyqane, top brende vendore e ndërkombëtare do të ofrojnë zbritje marramendëse në të gjitha kategoritë e blerjeve. Duke ju ofruar një mundësi të shkëlqyer për të rifreskuar gardërobën tuaj, për të blerë pafund dhe për të eksploruar tendencat e fundit të modës. Blerjet e bëra gjatë Javës së Outletit do të jenë të shoqëruara me zbritje të konsiderueshme, dhe vizitorët do të kenë mundësinë ti shijojnë blerjet e tyre me çmime të ulëta.
Por, nuk do të mungojnë edhe aktivitete të ndryshme edukative dhe argëtuese. Duke filluar nga data 8 shtator, GALERIA në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Dega në Prizren do të organizojnë aktivitietin për njohjen e njohjen e rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim të njohjes së këtyre rregullave dhe rëndësinë për sigurinë e fëmijëve.
Ndërkaq, më datë 15 Shtator, vizitorët në GALERIA do të kenë mundësinë të përjetojnë dhe të shijojnë një shfaqje të pazëvendësueshme me akrobatët nga Argjentina. Ky aktivitet është një nga shfaqjet më emocionuese dhe më të këndshme të këtij muaji. Me akrobatët e shkëlqyeshëm dhe shfaqjet e mahnitshme, vizitorët mund të shijojnë një përvojë tërheqëse dhe të krijojnë kujtime të mrekullueshme për të mbajtur me vete.
Mos i humbisni të gjitha surprizat që GALERIA Shopping Mall do ju ofrojë gjatë këtij muaji. Ku përveç magjisë së zbritjeve të Javës së Outletit, ju do të gjeni shumë më shumë argëtim dhe mundësi për të kaluar kohën tuaj në atmosferën e qendrës Galeria.
Me oferta pafund, ne ofrojmë mundësitë, ndërsa ju bëni zgjidhjen duke zgjedhur qendrën GALERIA dhe gëzoni blerjet tuaja me shumë kënaqësi!
*Artikull i sponsorizuar
-
Festa e madhe 4-Ditore për 4 Vjetorin e GALERIA Shopping Mall!
-
Muaji i Ramazanit pritet me shumë aktivitete në GALERIA Shopping Mall
-
A jeni gati të përjetoni magjinë e dhjetorit në GALERIA?
-
4 Korriku – Festa e Lirisë shënohet me shumë aktivitete speciale në GALERIA Shopping Mall në Prizren
-
Zyrtare: Decathlon njofton hapjen e madhe më 2 Prill