GALERIA Shopping Mall organizoi Ditën e Kulturës Japoneze në bashkëpunim me Ambasadën Japoneze në Kosovë, me qëllim të promovimit të diversitetit kulturor si një nga
pasuritë më të çmuara të botës moderne dhe si një burim i pashtershëm i mënyrave të ndryshme të menduarit, vlerave dhe zakoneve.
Eventi i kulturës japoneze u mbajt të shtunën, më 17 Qershor me një program të larmishëm që paraqiti vlerat e traditës dhe kulturës së popullit japonez të kultivuara dhe ruajtura nga lashtësia.
Ekspozita e bëri hapjen e eventit, përmes së cilës u prezantua autenticiteti dhe bukuria e veshjes karakteristike të quajtur ‘kimono’ , kulturës japoneze në tërësi, si dhe luftës dhe atributeve të ushtarit japonez të njohur si ‘samurai’.
Në pjesën e dytë u bë demonstrimi i sportit dhe teknikave të ndryshme të karates nga një grup fëmijësh i klubit të karates në Prizren, respektivisht u demonstruan stilet e këtij sporti që i takojnë kulturës dhe sporteve të popullit japonez.
Punëtoria e origamit ishte aktiviteti i fundit dhe më mbresëlënës në këtë program. Duke qenë se arti i punës së origamit është një nga karakteristikat e ornamenteve dhe punëdoreve më të veçanta të popullit japoneze. Nën asistencën e përfaqësuesve dhe vullnetarëve të Ambasadës Japoneze në Kosovë vizitorët e qendrës tregtare GALERIA në Prizren, kishin mundësinë ta shohin dhe mësojnë punimin e formave të ndryshme të origamit. Kureshtja dhe interesimi i vizitorëve për të njohur kulturën dhe traditën e pasur japonez ishte e jashtëzakonshme, veçanërisht për të mësuar punimin e formave të ndryshme të origamit.
Edhe
4 Korriku – Festa e Lirisë shënohet me shumë aktivitete speciale në GALERIA Shopping Mall në Prizren
Duke konsideruar rëndësinë që qendra tregtare GALERIA Shopping Mall i kushton bashkëpunimeve me institucione vendore dhe ndërkombëtare si pjesë e rëndësishme e
veprimtarisë dhe misionit të saj, GALERIA Shopping Mall, shpreh mirënjohje të thellë për Ambasadën Japoneze në Kosovë për bashkëpunimin në këtë event.
*Artikull i sponsorizuar