Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Reklama

Festa e madhe 4-Ditore për 4 Vjetorin e GALERIA Shopping Mall!

BËHUNI GATI të argëtoheni e festoni për 4 ditë radhazi në qendrën tregtare GALERIA Shopping Mall me rastin e festës së 4 vjetorit të hapjes.

Tetori është muaji i ditëlindjes së GALERIA Shopping Mall dhe padyshim do të jetë muaji i preferuar për ju, me shumë befasi, shpërblime e pafund dhurata.

Andaj, bëhuni gati të festojmë së bashku 4 vite eksperiencë në blerje, argëtim të paharrueshëm, shpërblime të jashtëzakonshme për kujdesin dhe bukurinë tuaj dhe specialitete delikate të kuzhinave më të mira vendore e ndërkombëtare; të gjitha në një vend, në qendrën tregtare GALERIA
Shopping Mall në Prizren. Më datën 27 deri më 30 Tetor, për të festuar 4 VJETORIN, qendra GALERIA së bashku me partnerët e brendshëm organizon program festiv me surpriza dhe gëzime pa fund.

Më datën 27 Tetor, sillni të vegjlit tuaj të bashkohen në aktivitetet emocionuese si lojëra nga më të ndryshmet argëtuese për fëmijë. Më datën 28 Tetor, të gjithë do të kenë mundësi të zbulojnë botën magjepsëse të Maskotave e Palaçove, lojëra me tullumbace, dhe magjinë e facepainting ku fytyrat e fëmijëve tuaj kthehen në vepra arti.

Ndërsa më datën 29 Tetor, këmbëgjatët, Akrobatët nga Tirana, dhe Cirku nga Maqedonia do të prezantojnë një shfaqje emocionuese dhe mbresëlënëse duke krijuar kujtime që zgjasin përgjithmonë. Po në këtë ditë, ju mund të bëheni pjesëmarrës në lojën SPIN, ku mund të keni fatin të fitoni një Voucher nga top markat dhe top brendet vendore dhe ndërkombëtare si Guess, Mango, AZTECH, Greyder, dhe shumë të tjera, ku shpërblimet ju thërrasin duke filluar me vlerë nga 20 €, 30 €, 50 €, 90 € e deri në 100 €.

Pavarësisht nëse jeni një adhurues i zbritjeve, shfaqjeve të cirkut, lojërave për fëmijë apo entuziast i surprizave, GALERIA ka gjithmonë diçka të veçantë për të gjithë. Gjithmonë falënderues për të gjithë vizitorët e qendrës GALERIA.

Edhe A jeni gati të përjetoni magjinë e dhjetorit në GALERIA? Reklama A jeni gati të përjetoni magjinë e dhjetorit në GALERIA?

Mos mungo, eja gëzo atmosferën festive dhe zbulo magjinë e dhuratave të shumta. Ju mirëpresin 4 ditë plot festa dhe emocione!

GALERIA Shopping Mall – vend i dëshirave tuaja!