Forca të shtuara të KFOR-it janë vendosur mbi Urën e Ibrit mëngjesin e së hënës. Kjo për shkak të vizitës së sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Kosovë, i cili ndër të tjera pritet t’i adresohet komandantit të KFOR-it në Kosovë në kampin “Nothing Hill” i cili gjendet në veri.
Burime për KOHËN kanë thënë se Stoltenbergu ka mbërritur në Kosovës përmes pikës kufitare Merdare.
Stoltenberg është duke qëndruar në Kosovë në kuadër të vizitave të tij të cilat do t’i zhvillojë edhe në Serbi, Bosnjë Hercegovinë dhe Maqedoni të Veriut.
Ai pritet që të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në Kosovë, ndërkaq në Serbi do t’i takojë krerët e shtetit po ashtu.
{gallery}
-
Stoltenbergu sot për vizitë në Kosovë
-
Shefi i Shtabit të KFOR-it në Mitrovicë: Po përshtatim pozicionimin, duke ruajtur forcat për reagim
-
S’ka datë për hapjen e urës mbi Ibër, BE-ja përsërit kërkesën për koordinim Qeveri-komuna
-
Kurti: Absurde që ura e Ibrit të mbahet e mbyllur
-
Sqarohet NATO-ja rreth rolit të saj për hapjen e urës në Mitrovicë