Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka kërkuar që Shtete e Bashkuara të Amerikës të ndërtojnë një bazë ushtarake në veri të Kosovës.
Sipas saj vetëm në këtë mënyrë do të mund të ndalet lufta gjeopolitike e Serbisë dhe Rusisë ndaj Kosovës dhe Ballkanit.
“Amerika të ndërtojë bazë ushtarake në veri të Kosovës, vetëm në këtë mënyrë ndalet lufta gjeopolitike e Serbisë dhe Rusisë ndaj Kosovës dhe Ballkanit! Si rezultat vija gjeopolitike perëndim- lindje vendoset drejt në Ballkan”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Të hënën kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka theksuar se nga raportimi i drejtorit të AKI-së, Petrit Ajeti, janë njoftuar se Serbia është duke ndërtuar një bazë të re ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën.
Provat sipas saj janë me dron më 27 shtator.
Ndërkohë shefi i ushtrisë së Serbisë ka mohuar rritjen e gatishmërisë luftarake, kurse ministri i Brendshëm i këtij vendi tha se ushtria do të hyjë në Kosovë nëse merr urdhër nga Aleksandar Vuçiqi
-
Tahiri: Qeveria s’ka strategji, shkon në dialog pa u ndëshkuar Serbia
-
Musliu: Serbia po ndërton bazë të re ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën
-
Musliu: Në afërsi të Izvorit Serbia po ndërton një bazë ushtarake
-
Tahiri akuzon Qeverinë: KFOR-i po përforcohet në veri, sovraniteti po dobësohet
-
Edita Tahiri për bisedimet me Serbinë: Kosova ka nevojë për platformën shtetërore me vija të kuqe