Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri akuzon Qeverinë: KFOR-i po përforcohet në veri, sovraniteti po dobësohet

Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka vazhduar me akuzat ndaj Qeverisë së Kosovës lidhur me situatën e krijuar javët e fundit në veri të vendit.

Tahiri ka thënë se Qeveria është fajtore që sovraniteti po dobësohet.

“KFOR-i po përforcohet në veri, sovraniteti po dobësohet! Madje Kosova nuk po pyetet; në këtë gjendje e ka sjellë kjo Qeveri”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ditë më parë, ajo e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti, lider antiamerikan, i cili sipas saj, po dëmton aleancën e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.