Arbëri

Natë e qetë në Banjskë

 

Të qeta dhe pa probleme kanë kaluar orët e para të së martës në fshatin Banjskë të Zveçanit, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani, i ka thënë KOHËS se s’ka pasur incidente, derisa të hënën janë arrestuar dy persona në një hotel afër fshatit Banjskë të Zveçanit, të dyshuar për armëmbajtje pa leje.