Arbëri

Videoja që tregon sulmuesit serbë duke ikur nga Manastiri i Banjskës

 

Janë publikuar pamje nga droni që shfaqin grupin e sulmuesve teksa lëviznin në Manastirin e Banjskës të Zveçan të dielën. Rreth 30 të uniformuar e të maskuar shihen teksa lëvizin në manastir pak orë pasi kishin qëlluar për vdekje policin Afrim Bunjaku në këtë fshat.

Pamjet janë publikuar nga agjencia prestigjioze “Associated Press” të hënën në mbrëmje, që materialin ia ka atribuuar Qeverisë së Kosovës.