Arbëri

Osmani për sulmin në veri ku mbeti i vrarë një polic: Është sulm ndaj Kosovës

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vrasja e një polici në veri në orët e hershme të së dielës dhe plagosja e një tjetri, ka qenë e planifikuar dhe orkestruar nga bandat kriminale serbe.

Në një sulm në fshatin Banjskë të Mitrovicës së Veriut rreth orës 3 të mëngjesit, ka mbetur i vdekur rreshteri policor A.B., ndërsa është plagosur një polic kufitar.