Arbëri

Shtyhet për dy javë ekzekutimi i vendimit për lirim të objekteve komunale në Mitrovicë të Veriut

 

Vendimi i administratës së Komunës të Mitrovicës së Veriut për lirim të objekteve komunale në këtë komunë, nga nëpunësit të cilët punojnë nën administratën e Serbisë, është shtyrë për dy javë.

Këtë e ka konfirmuar Visar Syla, shefi i kabinetit të Kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.