Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

E përbashkëta e protestuesve serbë në veri me kriminelin famëkeq, Belivuk

Në rrjetet sociale janë shpërndarë fotografitë e protestuesve serbë sot në veri të cilët janë krahasuar me kriminelin famëkeq serb, Veljko Belivuk, e të cilët kanë bartur të njëjtat kapela.

Kjo nuk i ka ikur as faqes së lajmeve “Geopost”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo në një postim në Twitter ka thënë se protestuesit serbë kanë bartur të njëjtat kapela si Belivuku, duke bërë krahasimin mes fotografive të të dyja palëve.

“Demonstruesit dhe huliganët serbë që sot sulmuan anëtarët e NATO-s dhe Policinë Kosovës në veri të Kosovës, mbanin kapele identike të veshura nga famëkeqi Veljko Belivuk, lideri i një grupi kriminal që shërbente për shtetin e Serbisë, d.m.th. për Aleksandar Vuçiqin”, thuhet në postimin e kësaj faqeje.

Anipse kapela e tillë është shumë popullore, mediat gjatë gjykimit të bandës së Belivukut e kanë lidhur kapelën e tillë për t’i identifikuar.