Arbëri

Punësimi dhe diskriminimi në arsim, sfida te komunitetet rom, ashkali e egjiptian

 

Komunitetet rom, ashkali e egjiptian ndihen të diskriminuar në arsimim, derisa sfidë mbetet edhe papunësia që arrin mbi 40 për qind te këto komunitete, është thënë të shtunën në një konferencë për media të organizatës “Roma Versitas Kosova” me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Romëve.

Në këtë konferencë u prezantua projekti “Fuqizimi i nxënësve përmes monitorimit”. Koordinatorët kanë thënë se projekti ka pasur për synim përkrahjen e nxënëseve që u përkasin komuniteteve, për të vazhduar më tej procesin arsimor.