Produktet medicinale që përmbajnë folkodinë rekomandohet të mos përdoren më, për shkak të lidhjes me rrezikun e reaksioneve anafilaktike, ka bërë të ditur Oda e Farmacistëve të Kosovës në një njoftim të publikuar në Facebook të premten.
Në një letër të publikuar nga kompania farmaceutike në Maqedoni të Veriut, “Alkaloid”, bashkë me Agjencinë Evropiane të Barnave dhe Agjencionin Kosovar për Produkte dhe Pajisje Medicinale për profesionistët shëndetësorë, është dhënë rekomandimi që “Pholcodine” të mos u rekomandohet pacientëve.
Pas njoftimit se këto ilaçe po tërhiqen nga tregu i Bashkimit Evropian, mjekëve u është rekomanduar që të marrin në konsideratë alternativa të tjera trajtimi e t’i këshillojnë pacientët të ndalin përdorimin e barnave që përmbajnë folkodinë.
“Pholcodine” është ilaç opioid që përdoret për trajtimin e kollës së thatë tek fëmijët dhe të rriturit.
Rekomandimi për mospërdorim ka ardhur pas dy rishikimeve të sigurisë së barit në Bashkimin Evropian më 2011 dhe 2022. Është rekomanduar që reaksionet e padëshiruara të raportohen në AKPPM.
Edhe
AUV kërkon heqjen nga tregu të disa serive të prodhimit të ujit mineral “Kllokoti”
Rreziku i përdorimit të këtij ilaçi është lidhur me reagimet alergjike të rrezikshme, që zakonisht manifestohen nëpërmjet skuqjes së lëkurës, mundime, të vjella e frymëmarrje të vështirë.
-
Përdoruesit e qumështit “Aptamil AR 2” këshillohen ta konsultojnë pediatrin
-
Synohet heqja nga tregu e suplementeve me fluor që përdoren për mbrojtjen e dhëmbëve të fëmijëve
-
Cola-Cola tërheq disa pije nga tregu evropian
-
Në Kosovë përdoret produkti, i cili u pezullua në tregun e BE-së tre muaj më parë