Lëvizja Studentore “Studim Kritikë Veprim” ka zhvilluar një aksion para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës të enjten, duke kërkuar largimin e profesorit në Fakultetin e Filologjisë, Bekim Bejta.
Bashkë me fotot e Bejtës, SKV-ja ka shfaqur në pankartë edhe bashkëbisedimet kërcënuese të profesorit me studentët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUP-ja ka thënë se shumë shpejt do të marrë masa ndaj profesorit.
Ditëve të fundit, KOHA ka raportuar për kërcënimet, shantazhin e dhunën psikologjike që profesori Bejta ua shkakton studentëve. Ka edhe audio-incizime që e dëshmojnë këtë.
Në raportimet e KOHËS, një studente ka rrëfyer se si Policia e Prokuroria nuk e morën parasysh kur shkoi të tregonte për kërcënimet e Bejtës, pasi konsideruan se nuk ka “elementë të veprës penale”.
Madje, profesori i guximshëm kishte kërcënuar edhe Rektoratin e Këshillin e Etikës të UP-së, por s’u ndëshkua.
{gallery}