Arbëri

PSD-ja gjuan me “milkshake” dhe tortë zëvendëskryeministrin

Aktivistët e Partisë Socialdemokrate të martën e kanë gjuajtur me “milkshake” dhe tortë në hyrje të objektit të Qeverisë, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Në tortën me të cilën u tentua të goditej në fytyri Bislimi, shkruhej “përhajër Zajednicën”, duke aluduar në Marrëveshjen e Ohrit, me të cilën PSD-ja thotë se u pranua “themelimi i Zajednicës”.

“Tortë e milkshake për "Zajednicën". E gëzofshin këta që e pranuan! Kurse ne, qytetarët e Kosovës, do ta kundërshtojmë atë e të kërkojmë masivisht dorëheqjen e tyre”, thuhet në njoftim.

PSD-ja ka ftuar qytetarët për protestë të shtunën [25 mars] nga ora 14:00.