Zyra e Rregullatorit të Energjisë do të rekomandojë rritje të tarifave të energjisë, pas kërkesës së parashtruar nga KEDS-i dhe KESCO, ka mësuar KOHA të enjten.
Nuk është bërë e ditur sa për qind do të jetë rritja. Raporti pritet të publikohet në mars. Të enjten, ZRRE-ja ka publikuar raportin për të hyrat maksimale të lejuara, në bazë të të cilit do të caktohen tarifat e reja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdaj raportit palët do të mund të paraqesin komentet e tyre. Vitin e kaluar Qeveria ishte zotuar që do të subvencionojë mosrritjen e tarifave me 90 milionë euro, duke bërë që vetëm konsumatorët që kalojnë pragun prej 800 kilovatësh të pësojnë rritje të çmimit të energjisë.