Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) të enjten ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për KESCO-n në vlerë prej 400 milionë euro.
Duke u bazuar në vendimin për të hyrat maksimale të lejuara, tarifat e rrymës pritet të rriten rreth 15 për qind nga muaji i ardhshëm.
Ymer Zejnullahu, kryesues i Bordit të ZRRE-së, ka thënë se javën e ardhshme do të caktohet struktura e saktë tarifore.
Zejnullahu ka theksuar se është duke pritur që KEDS, KESCO dhe KOSTT-i të aplikojnë për tarifat e reja.
Sipas tij, rritja e tarifave do të shpërndahet te të gjitha kategoritë e konsumatorëve.