1 perditesime
Arbëri

Hiqen barrikadat në veri

Hiqen barrikadat në veri
Foto: Driton Paqarada / KOHA
17:49

Hiqen barrikadat në veri

Pasditen e së enjtes janë larguar barrikadat në fshatin Rudarë, i cili gjindet në komunën e Zveçanit.

Barrikadat janë larguar edhe në Mitrovicë të Veriut dhe në komunën e Leposaviqit dhe atë të Zubin Potokut, raportoi REL.

Te barrikada në Rudarë dhe tek ajo në Mitrovicë të Veriut janë të pranishëm njerëz me maska.

15:06

Nis largimi i barrikadave në veri, lirohet Rudari

Përditësim - Barrikada në fshatin Rudar në veri të Kosovës është hequr plotësisht dhe tashmë rruga është e lirë për qarkullim. Barrikadat janë duke u hequr edhe në lokacione të tjera.


Kanë nisur të largohen kamionët e vendosur si barrikada në fshatin Rudar.

Këta kamionë po largohen, pasi të enjten në mëngjes janë larguar edhe kamionët që ishin vendosur në Serbi, rreth dy kilometra nga pika kufitare në Merdar, si pasojë e të cilëve kjo pikë ishtë mbyllur. 

Barrikadat janë vendosur tash e 20 ditë pas arrestimit të ish-zyrtarit policor, Dejan Pantiq.