Arbëri

Kurti i habitur me vendimin për dërgimin në arrest shtëpiak të Pantiqit

FOTO: Alban Bujari/KOHA
 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është shumë kureshtar ta marrë vesh se si është marrë vendimi që ish-policit Dejan Pantiq t’i ndryshohet masa nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Në një konferencë për media të mërkurën, Kurti u shpreh tejet i habitur se si një njeri me akuza për terrorizëm mund të lirohej në arrest shtëpiak.