Emir Abrashi, hulumtues i politikës së jashtme, vlerëson se nuk ka pasur kushte për të mbajtur më tepër në paraburgim ish-policin e Kosovës, Dejan Pantiq.
Pantiqit iu ndërrua masa nga ajo e paraburgimit për në arrest shtëpiak, gjë që ngjalli reagime nga pushteti.
Pantiq është akuzuar për terrorizëm dhe sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës, ndërsa akuzohet se ka qenë prapa sulmeve në zyrat e Komisioneve Komunale Zgjedhore.
“Nuk ka pasur kushte për mbajtjen më tepër në paraburgim të z. Pantiq. Nuk mendoj se gjyqësori ka pasur mundësi t’ia vazhdojë masën e paraburgimit pa e bërë ndonjë ndryshim apo pa arritur ta sigurojë transportimin e Pantiqit në jug të Mitrovicës. Në anën tjetër është e qartë se ka angazhim të aleatëve ndërkombëtarëve të Kosovës, nuk do të çuditesha nëse vetë aleatët ndërkombëtarë të Kosovës e kanë bërë marrëveshje me gjyqësorin për të ndryshuar masën, duke e anashkaluar Qeverinë. Do të ishte lajm jashtëzakonisht i keq, pasi Qeveria do të shihej si aleat joserioz dhe do të shihej si aleat me të cilin ndërkombëtarët nuk mund të bisedojnë për të zgjidhur një çështje kaq të rëndë siç është situata në veri”, ka thënë Abrashi në Interaktiv të KTV-së.
-
Perteshi: Vendimi për Pantiqin është i ndikuar politikisht
-
Prokuroria Speciale: Masa ndaj Pantiqit u ndryshua për shkak të shëndetit të tij
-
Kurti i habitur me vendimin për dërgimin në arrest shtëpiak të Pantiqit
-
Pantiqi nga paraburgimi dërgohet në arrest shtëpiak
-
Një muaj paraburgim për ish-pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq