Arbëri

AGK-ja dënon gjuhën denigruese të Qemajl Aliut ndaj gazetarit të KOHËS

 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj gjuhës denigruese të kryetarit të Shtimes, Qemajl Aliu, ndaj gazetarit të Grupit KOHA, Agim Ademi.

AGK-ja shkroi të hënën se gjuha e përdorur nga Aliu është e papranueshme, derisa e ka ftuar atë të tërhiqet nga akuzat dhe kërcënimet ndaj gazetarit.