Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj gjuhës denigruese të kryetarit të Shtimes, Qemajl Aliu, ndaj gazetarit të Grupit KOHA, Agim Ademi.
AGK-ja shkroi të hënën se gjuha e përdorur nga Aliu është e papranueshme, derisa e ka ftuar atë të tërhiqet nga akuzat dhe kërcënimet ndaj gazetarit.
Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka keqpërdor mbledhjen e Kuvendit Komunal për të kërcënuar, fyer e shantazhuar gazetarin e KOHËS, Agim Ademi, pas publikimit të një storie lidhur me dyshimet për keqpërdorime në tenderin e druve për institucionet arsimore.
“Zotri Jakupi e keni gjetur një gazetar ‘prontist’ siç është Agim Ademi, ai është prontist sikurse jeni edhe ju. E keni shfrytëzuar edhe injorancën e një punëtori teknik atje dhe po bëni storie çdo javë. Me kësi storie i bini shpullë vetes, sepse keni për ta parë se po bëni shumë zhurmë për asgjë”, ka thënë Aliu.
Ai gjatë mbledhjes në fundjavë ka vazhduar edhe me kërcënime e presione të tjera ndaj gazetarit Ademi.
“Sa e thërret Agim Ademin me të ba lajme, më mirë fol këtu. Sa i përket këtij gazetari që ka qëlluar fatkeqësisht korrespodent do të mundohem ta takoj pronaren e KOHËS, merru se ta kanë kap dhe ta kanë ble ai zotëria atje që bën kronika për qejf të vet, shpif dhe i godet edhe kolegët e vet”, ka shtuar Aliu.
-
Kryetari i Shtimes kërcënon, fyen e shantazhon gazetarin e KOHËS, Agim Ademi
-
AGK-ja dënon presionin dhe fyerjet ndaj gazetarit të KOHËS, Agim Ademi
-
Hakohet llogaria në TikTok e kryetarit të Shtimes, Vetëvendosje reagon
-
AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të Ramës ndaj gazetares së KOHËS
-
Aliu sërish kryetar i Asociacionit të Komunave, VV-ja e Krasniqi thonë se pati parregullsi