KFOR: Përforcuam praninë në Jarinjë shkaku i prezencës së mundshme të grupeve kriminale në protestë

KFOR: Përforcuam praninë në Jarinjë shkaku i prezencës së mundshme të grupeve kriminale në protestë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka shtuar praninë e tij në Jarinjë për arsye parandaluese të sigurisë.
Nga KFOR-i, kanë njoftuar se përforcimi i trupave është bërë për shkak të prezencës së mundshme të grupeve kriminale mes protestuesve.
“Është gjithmonë thelbësore që të gjithë personat që marrin pjesë në protestë të shmangin dhunën dhe të shprehin mendimet e tyre në mënyrë paqësore, duke shmangur çdo veprim joproporcional, qëndrim agresiv dhe sjellje që mund të keqkuptohen dhe të perceptohen si provokim apo dhunë e panevojshme”, thuhet më tej në përgjigjen e KFOR-it për KOHËN.
Në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë, janë mbledhur të dielën dhjetëra serbë të ekstremit të djathtë, të cilët pas dy orëve janë shpërndarë.
Protesta, që ishte thirrur nga dega në Serbi e grupit paramilitar rus Wagner, ishte përcjellë me tensione. Pati këngë nacionaliste serbe kundër Kosovës, ndërsa po ashtu edhe thirrje se “Kosova është zemra e Serbisë”. Po ashtu pati edhe sharje, fyerje e kërcënime ndaj shqiptarëve, ndërsa edhe sharje në drejtim të ushtarëve të KFOR-it që po qëndronin në pikën kufitare në Jarinjë në territorin e Kosovës.
Ata kanë arritur të kalojnë grupin e parë të policëve serbë që po kontrollonin turmën, por nuk u lejuan të hyjnë në Kosovë nga grupi i dytë i policisë serbe.
Ka pasur arrestime në mesin e protestuesve, ndërsa edhe përleshje.
Shtohet prezenca e KFOR-it në Jarinjë
Është rritur prezenca e trupave të KFOR-it në pikën kufitare në Jarinjë.
Në një përgjigje për KOHËN, nga KFOR-i kanë thënë se shtimi i trupave në këtë zonë është bërë për t’u “monitoruar situata”.
Numër i shtuar i forcave të KFOR-it është parë edhe në Mitrovicën e Veriut, gjë që është konfirmuar dy ditë më parë, nga ky mision i NATO-s në Kosovë.
KFOR-i të dielën përmes një komunikate për media njoftoi se në ditët në vijim do të kryejë stërvitje të rregullta ushtarake afër bazës që ka në Novosellë.
Stërvitjet synojnë të trajnojnë njësitet e KFOR-it, për të garantuar lirinë e lëvizjes në kohë krizash dhe “konsistojnë në një seri të simulimeve taktike dhe aktiviteteve logjistike, përfshirë pajisje të rënda dhe helikopterë”.
Njoftimi për këto stërvitje ndodhi në kohën kur autoritetet e Kosovës janë duke bërë thirrje për heqjen e barrikadave të ngritura nga serbët lokalë në veri të Kosovës.
Barrikadat janë ngritur më 10 dhjetor në këtë pjesë të Kosovës, si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, nën dyshimin se ka sulmuar zyrtarë policorë dhe ata të KQZ-së.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Musliu: Afera e Martin Berishajt ia ka mbyllur komplet sytë Qeverisë e mazhorancës në Kuvend

Abdixhiku: Pati lëshime të mëdha në procesin e dialogut

Mospjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhje nxit shqetësime për mbarëvajtjen

Qeveria: Kërcënimi i drejtpërdrejtë ushtarak ndaj Kosovës nuk është eliminuar

Pasi Kurti tha se Vuçiqi ia refuzoi ofertën bujare për asociacion, vjen reagimi nga Serbia

Guterresi bën thirrje për implementim të shpejtë të Marrëveshjes së Ohrit

Serweri këshillon Kurtin të vazhdojë të hartojë draft-statutin për Asociacionin
Komandanti i KFOR-it takohet me Mojsiloviqin, diskutojnë për Marrëveshjen e Ohrit

PSD-ja gjuan me “milkshake” dhe tortë zëvendëskryeministrin

Hill: Më i rëndësishëm implementimi i marrëveshjes në Ohër sesa nënshkrimi

Kurti thotë se Vuçiqi ia refuzoi ofertën për një asociacion të hartuar nga ai
