Kosova zyrtarisht aplikon për anëtarësim në BE

Kosova zyrtarisht aplikon për anëtarësim në BE
Kryeministri Albin Kurti, ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kurti e ka quajtur ditë historike për Kosovën të enjten kur në Pragë ka dorëzuar aplikimin për statusin e shtetit kandidat në BE.
“Kjo është ditë historike për popullin e Kosovës dhe ditë e jashtëzakonshme për demokracinë në Evropë. Letra që kam sjellë bartë shpresat dhe ëndrrat e qytetarëve tanë. Flet për aspiratat tona për t’iu bashkuar BE-së. I përgjigjet vizionit të Evropës që është e përgjithshme e plotë dhe në paqe dhe një Evropë që ka të ardhme të ndritur”.
Kurti ka shtuar se Kosova e kupton detyrën e saj dhe se me meritat e veta i duhet të shkojë përpara.
“Kosova ka nënshkruar marrëveshjen e stabilizim-asocimit dhe ne jemi në rrugën tonë evropiane. Kemi Samitin e Selanikut para 20 vjetësh, dhe para disa jave kishim samitin në Tiranë. Pas dorëzimit zyrtar të aplikacionit ne mirëpresim që këshilli i BE-së të kërkojë nga Komisioni Evropian opinionin dhe pastaj të prezantohet pyetësori legjislativ si aplikues, e pastaj të përgjigjemi".
“Rruga jonë përpara bazohet mbi meritat tona vetanake. Nuk kërkojmë përshpejtim e as derë anësore për integrimet evropiane dhe duam të bashkohemi në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Duam ta ndërtojmë vendin tonë me popullin tonë, një BE e plotë”, ka thënë Kurti.
Kurti ka deklaruar se për Kosovën është realitet që do t’i duhet një afat mesatar që procesi i pranimit në BE të përmbyllet. Sipas tij, ky afat mund të jetë 9 vjet bazuar me shtetet e tjera të cilave u është dashur të kalojnë për t’u anëtarësuar.
“BE-ja është destinacion që synojmë dhe fati që përqafojmë. BE-ja paraqet punën e zellshme që duam të gëzojmë. Që nga momenti kur dorëzohet aplikacioni deri te pranimi janë nevojitur afate të ndryshme për vende të ndryshme, që nga Suedia e Finlanda 3 vjet e te Malta 14 vjet, një mesatare prej 9 vjetësh. Është reale për Kosovën që të paguajë këtë kohën mesatare”.
Kurti, është pyetur në konferencë për media edhe në lidhje me çështjen e pesë shteteve të BE-së që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
“Siç e dimë, kur kemi nënshkruan Marrëveshjen për Stabilizim Asociim, pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën ishin dakord dhe nuk besoj se pakica e shteteve anëtare të BE-së, që ende nuk e njohin Kosovën, do të jenë kundër që ne t’i bashkohemi familjes evropiane”, tha Kurti
Ministri i Çekisë për Çështje Evropiane, Mateus Bek, ka thënë se është nder për të që të pranojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.
Ai ka theksuar se Presidenca çeke në 6 muajt e fundit i ka vënë vëmendje të jashtëzakonshme Ballkanit Perëndimor.
“Është nder për mua si kryetar i Këshillit të BE-së të pranojë aplikacionin e Kosovës. Na vjen mirë që kemi arritur të avancojmë tutje çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Na vjen mirë që është arritur konsensus Këshilli me Parlamentin Evropian për këtë çështje. Është satisfaksion i jashtëzakonshëm. Mirëpres kohën kur do të kem më shumë liri për të folur për politikën evropiane. Qeveria e Çekisë mbështet Kosovën në këtë aspekt”, ka thënë Bek.
Bek tha se Çekia e mbështet Kosovën drejt rrugës evropiane.
“Mirëpres kohën kur do të kem më shumë liri për të folur për politikë evropianë. Qeveria e Çekisë mbështet Kosovën në këtë aspekt”, ka thënë Bek.
Kurti në Pragë, nis takimin me ministrin çek Bek
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur takimin në Pragë me ministrin çek për Çështje Evropiane, Mikulas Bek.
Delegacioni i Kosovës në Pragë do ta dorëzojë aplikimin e Kosovës për statusin e shtetit kandidat në BE.
Kurti ka pasur takim edhe me ministrin e Jashtëm çek, Jan Lipavsky.
Të mërkurën presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, kryeministri Kurti dhe kryekuvendari Glauk Konjufca nënshkruan dokumentet për aplikimin për statusin e kandidatit.
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se aplikimin Kosova do ta dorëzojë zyrtarisht në ora 13:00, e pas dorëzimit do të mbahet konferencë për media.
“Në ora 13:00, kryeministri Kurti, në emër të Republikës së Kosovës, i dorëzon Presidencës çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE. Ceremonia e dorëzimit do të shoqërohet me një konferencë të përbashkët të kryeministrit Kurti dhe ministrit për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikuláš Bek”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Kurti sot dorëzon aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE
Kryeministri Albin Kurti, sot pritet të dorëzojë zyrtarisht aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE). Aplikimi do t’i dorëzohet Presidencës çeke të Këshillit të BE-së në Pragë.
Kurti fillimisht do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavsky.
Pastaj kryeministri i Kosovës do të pritet në Zyrën e Qeverisë së Republikës Çeke, nga ministri për Çështjet Evropiane,Mikulas Bek, ku do të mbahet ceremonia e dorëzimit të aplikimit rreth orës 13:00. Pas ceremonisë pritet të ketë konferencë të përbashkët për media.
Të mërkurën presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca, kanë nënshkruar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Presidentja Osmani, ka thënë se ky moment është historik. “Po marrim një hap vendimtar drejt jetësimit të ëndrrës sonë kolektive e ambicies sonë të patjetërsueshme", ka theksuar Osmani.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Bislimi: Kosova nuk pranon ta sakrifikojë sovranitetin për largimin e Serbisë nga orbita ruse

Vela: Arrestohet kreu i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, lejoi shfaqjen teatrale të financuar nga Kosova

Rama u përgjigjet atyre që e akuzojnë për Asociacionin

Zyrtarë të sektorit publik trajnohen në kompaninë që është denoncuar nga MSH-ja

BE-ja po i shqyrton masat ndaj Kosovës, nuk përfshihen vizat

Politikanë e aktivistë serbë: Prishtina dhe Beogradi bashkëfajtorë për situatën në veri

Bislimi: Nuk i ndjekim kërkesat e Serbisë

BE-ja mirëpret “çdo propozim konstruktiv” për ta çuar përpara çështjen e Asociacionit

Vuçiq i përgjigjet Ramës: Propozimin për Asociacionin e japin serbët

Vuçiq kërkon autonomi më të madhe për serbët në veri

Morina akuzon institucionet për diskriminim ndaj personave LGBTI
