Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmet rebelëve Houthi ndaj Arabisë Saudite, përfshirë përpjekjet për sulme ndaj kryeqytetit Riad dhe qytetit të shenjtë të Mekës.
Përmes një deklarate të publikuar në llogarinë e tij në platformën “X”, Konjufca i cilësoi këto zhvillime si “përshkallëzim i rrezikshëm” dhe shprehu solidaritetin e plotë të Kosovës me Arabinë Saudite dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të këtij vendi.
“Kosova qëndron në solidaritet të plotë me Arabinë Saudite dhe Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë”, ka shkruar Konjufca.
Ai theksoi se Kosova mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Arabisë Saudite, ndërsa bëri thirrje për ndalimin e sulmeve ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile.
“Sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile duhet të ndalen, ndërsa liria e lundrimit duhet të respektohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, është shprehur ministri.
-
Konjufca dënon sulmin në aeroportin e Riadit
-
Houthit kërcënojnë me sulme të tjera në Arabinë Saudite
-
Turqia, Pakistani, Egjipti e Arabia Saudite dënojnë sulmet e Houthëve ndaj aeroportit të Riadit
-
Sulm i ri në aeroportin e Riadit, raportohet edhe për në atë të Jemenit
-
Houthit paralajmërojnë të mos përdoren aeroportet dhe hapësira ajrore e Arabisë Saudite