Arbëri

Rakiqi kërkon lirimin e Pantiqit, u bën thirrje barrikaduesve t'i lejojnë KFOR-in e EULEX-in të lëvizin

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka kërkuar nga qytetarët serbë që po qëndrojnë në barrikada t'i lejojnë KFOR-in dhe EULEX-in të lëvizin.

Ai ka bërë thirrje po ashtu për lirimin e Dejan Pantiqit, ish-policit të Kosovës, që është arrestuar nën akuzohet se ka kryer sulm terrorist në zyrat e KKZ-së.

“Në emër të Listës Serbe dhe emrin tim personal u bëjë thirrje qytetarëve për paqe dhe vetëpërmbajtje. Të mos biem në provokime. Ne të gjithë kemi nevojë për paqe dhe vazhdim të dialogut për t’u dhënë hapësirë negociatorëve që të arrijnë zgjidhjen e kësaj situate përmes dialogut dhe jo me lëvizje të njëanshme. Në këtë kuptim, ne dëshirojmë që bashkëqytetarët tanë të arrestuar të lirohen, sepse të gjithë e dinë se këto akuza janë të sajuara, por kërkojmë edhe të parandalohet çdo depërtim i Policisë së Kosovës apo njësive tjera në veri të Kosovës e M. Ftoj qytetarët që të mundësojnë lëvizjen e EULEX-it dhe KFOR-it, pasi prania e tyre është në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare të miratuara më parë”, thuhet në reagimin e Rakiqit të postuar në Facebook nga partia e tij Lista Serbe.