Lista Serbe i ka kërkuar presidentit serb që të pezullojë çdo pjesëmarrje të Beogradit në dialogun me Kosovën dhe të përfaqësuesve të tij në bisedime me të Kosovës.
Ajo ka kërkuar edhe tërheqjen e plotë të forcave speciale nga veriu.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se serbët “donin të ruanin atë që ishte e jona”.
Sipas tij, Lista ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me KFOR-in të premten teksa tensionet u ngritën në tri komunat veriore me tentimin e kryetarëve të rinj për t’u futur në objektet komunale.
Rakiq ka shtuar se serbët do të kthehen në institucionet me disa kushte.
“Nuk do të kthehemi deri sa të plotësohen kushtet tona: 1. Asociacioni të formohet urgjent, 2. Të gjithë njësitë speciale të tërhiqen, 3. liri e plotë e lëvizjes, targat KM dhe ndërpriten masat ndëshkuese”.
-
Lista Serbe ndryshon qëndrimin, kërkon mbajtjen e zgjedhjeve me dorëheqje të kryetarëve
-
Lista Serbe i ka dy kushte për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme eventuale
-
Vazhdohet urdhri për gatishmërinë luftarake të Ushtrisë serbe, LS-ja i kërkon Vuçiqit ta pezullojë dialogun
-
Lista Serbe paralajmëron protesta nëpër institucionet e Kosovës
-
Rakiq: Rikthehemi vetëm kur Prishtina do ta respektojë të drejtën tonë ndërkombëtare