Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë të ditur se janë liruar të shtunën dy aktivistet e arrestuara nga Policia e Kosovës më 1 dhjetor, derisa po protestonin kundër vrasjes së grave.
“Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi t'i lirojë dy aktivistet e arrestuara për protestën e datës 1 dhjetor në kundërshtim të vrasjes së grave. Arrestimi i tyre, i padrejtë dhe jolegjitim, veç sa na jep forcë për të vazhduar dhe zgjeruar rezistencën tonë të drejtë në kërkim të sigurisë dhe lirisë për të gjitha vajzat dhe gratë në Kosovë”, është bërë e ditur në Facebook.
Ferizi e Mjeku janë arrestuar nën dyshimin se kanë hedhur mjete zjarrvënëse në drejtim të objektit të Qeverisë së Kosovës.
Protesta të enjten është mbajtur për të kundërshtuar vrasjen e grave, një ditë pasi është vrarë me armë zjarri një shtatzënë në oborrin e QKUK-së, nga bashkëshorti me të cilin ishte në procedurë divorci.