Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në FSK ka nisur deponimi i dorëheqjeve nga serbët

Llogoja e FSK

Kanë nisur edhe dorëheqjet e pjesëtarëve serbë të veriut nga Forca e Sigurisë e Kosovës.

Burime të KOHËS në Ministrinë e Mbrojtjes thanë se kjo po bëhet nën presionin e grupeve të armatosura që kanë shtuar prezencën në këtë pjesë të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas këtyre burimeve, të martën vetëm tre serbë nuk janë paraqitur në punë, pa dhënë shpjegime.

Ndërkaq, të mërkurën numri i tyre është shtuar dhe dorëheqjet e para veç janë deponuar.

Ngjashëm si me braktisjen e institucioneve të tjera, dorëheqje nga FSK-ja kanë paraqitur vetëm serbët e komunave të veriut, por jo edhe të komunave të tjera të banuara kryesisht me serbë.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se janë tri kërkesa për demobilizim të cilat, siç ka theksuar, i ka pranuar prej kohësh dhe për të cilat janë duke u ndjekur të gjitha procedurat e rregullta.