Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policët serbë dorëzojnë dorëheqjet në stacionin policor në veri

Pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës kanë filluar të dorëzojnë dorëheqjet e tyre në stacionin Policor në veri të Mitrovicës.

Fletëdorëheqjet janë duke u dorëzuar të dielën, pasi ka përfunduar tubimi i serbëve i organizuar nga Lista Serbe në sheshin e Mitrovicës së Veriut.

Koha ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen policët serbë të Kosovës duke iu drejtuar stacionit policor në veri.

Arsyetimi në fletëdorëheqjet e këtyre pjesëtarëve policor tregon shkurtazi se është për arsye "personale e morale".

“Për arsye personale dhe morale, jap dorëheqje nga Policia e Kosovës”, thuhet në arsyetim.

E nga policët është thënë se që nga e hëna nuk do të ketë më policë serbë në stacionin në Veri. 

Një ditë më parë përfaqësuesit e serbëve në Kosovë kanë marrë vendim që të braktisen institucionet e Kosovës nga përfaqësuesit serbë të tyre.

Edhe Nga Obiliqi e deri në veri, dy policë lëndohen gjatë tentimit për të ndaluar një veturë që ju ikte Kronikë 5 muaj më parë Nga Obiliqi e deri në veri, dy policë lëndohen gjatë tentimit për të ndaluar një veturë që ju ikte

Ky vendim është marrë pas suspendimit të Drejtorit të Policisë rajonale në veri, Nenad Gjuriq.

{gallery}