Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policë e zyrtarë serbë dorëzuan detyrën në Jarinjë e Bërnjak

Policë dhe zyrtarë nga pikat kufitare të Bërnjakut dhe Jarinjës i dorëzuan dorëheqjet pasditen e së dielës, njoftoi mediumi serb “KosovOnline”.

Në njoftim u tha se 70 serbë kanë mbërritur në vendkalimin e Jarinjës ku i kanë dorëzuar dorëheqjet, ndërsa në mesin e tyre thuhet se pati edhe të komunitetit boshnjak.

Gjatë tërë ditës, KOHA ka raportuar për dorëheqjet e zyrtarëve policorë nga veriu i vendit.

Kreu i Listës Serbe, deklaroi në tubimin e organizuar në sheshin e Mitrovicës së Veriut se me dorëheqjet “po mbrojnë Marrëveshjen e Brukselit dhe të drejtën ndërkombëtare”.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, të dielën ka vizituar pikën kufitare në Bërnjak.