Familjarja e të moshuarës që u keqtrajtua: Të mos ketë më këso rastesh

Familjarja e të moshuarës që u keqtrajtua: Të mos ketë më këso rastesh
Shoqata Krimet e Luftës Gjakova 1998-99 dhe Bashkimi e femrave gjakovare janë tubuar në Gjakovë për të protestuar kundër dhunës ndaj të moshuarës së keqtrajtuar në Pejë.
Protestën e kanë nisur nga Lapidari “Shokët e Lirisë”.
Dhjetëra qytetarë, burra, gra e të rinj janë parë që i janë bashkuar protestës. Ndërkohë, janë edhe familjarët e gruas së moshuar.
Vajza e të moshuarës, Zhaneta Nura, ka thënë se shpreson për drejtësi lidhur me rastin.
“Nëna nuk më ka vetëm mua, Zhanetën, Milotin e Taulantin, sa pashë sot, nëna ju paska krejt juve”, ka thënë ajo para protestuese duke kërkuar drejtësi e vetësijësim të institucioneve që të mos ketë më raste të tilla.
Në parkun e Gjakovës janë vënë letra me fotografinë e infermieres që abuzoi.
Të mërkurën u publikua videoja nga qendra për të moshuar në Pejë, “Orenda”, ku u pa që një e moshuar po sulmohej nga një infermiere teksa në rast u përfshinë gjithsej katër.
Tri prej infermiereve iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Në Gjakovë sot protestohet kundër dhunës ndaj të moshuarës në Pejë
Sot në Gjakovë protestohet kundër dhunës që u ushtrua nga infermieret, ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.
Protesta do të nis në ora 12:00, tek lapidari “Shokët e lirisë”.
Ajo është organizuar nga Shoqata Krimet e Luftës Gjakova ’98-99 dhe Bashkimi i femrave gjakovare.
Tri infermiereve të dyshuara për sulmin fizik ndaj të moshuarës në shtëpinë e pleqve në Pejë, iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. Të pandehurat A.P, A.R dhe R.K, dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “sulmi”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Michel: Mospajtimet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen
Gërvalla: Eurodeputetët me kërkesë të qartë – pasoja për agresionin e Vuçiqit

Perteshi: Pas sulmit në Banjskë të gjitha kërkesat e Beogradit në dialog bien, edhe Asociacioni

Kryetari i Preshevës i dërgon letër Kurtit, i bën thirrje ta vazhdojë dialogun

Sveçla: Arrestimi i Radoiçiqit një veprim simbolik, Vuçiqi i përfshirë në çdo gjë

Politikani serb thotë se pas sulmit në veri qëndron Vuçiqi

Surroi: Qëllimi i grupit terrorist, krijimi i veriut si entitet i veçantë

Rama sërish bën thirrje që KFOR-i ta kontrollojë veriun: Kosova është pikë e nxehtë

Rumania do të sjellë trupa shtesë në Kosovë

Hill: Tërheqja e trupave e arrestimi i Radoiçiq hap i mirë, duhet zgjidhje politike

Shtëpia e Bardhë: Serbia ka filluar t'i tërheqë forcat nga kufiri me Kosovën
