Arbëri

Tri organizata studentore kërkojnë shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme në UP

Foto: EO
 

Unioni i Studentëve Proeuropian, Opinioni i Pavarur Studentor dhe Paqja Studentore (UDS-USPE-OPS-PS), kanë kërkuar edhe zyrtarisht nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, që të shpallë zgjedhjet e përgjithshme në Universitetin e Prishtinës (UP).

Në emër të këtyre organizatave studentore ka folur Festim Tasholli. Ai theksoi se shkas për këtë kërkesë janë zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në UP, përkatësisht zgjedhja e Këshillit Drejtues e shkarkimi i rektorit.