Arbëri

“Rreth Plagjiaturës të përbashkuar”, aksion i ORCA-s para Rektoratit

Foto: Driton Paçarada/KOHA
 

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), ka mbajtur të martën, një aksion simbolik para objektit të Rektoratit të Universitetit “Hasan Prishtina”, pas shkarkimit të rektorit Naser Sahiti.

Aksioni u shoqërua me moton “Rreth Plagjiaturës të përbashkuar”, derisa akuzoheshin Rifat Krasniqi e Selim Bezeraj si përfaqësues i Senatit të Këshillit Drejtues dhe Altin Sahiti, përfaqësues i MASHTI-it.