Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për ditën e premte.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.77 euro për litër, i benzinës 1.40 euro për litër derisa çmimi maksimal i lejuar i produktit gaz 0.72 euro për litër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMINT-i bën të ditur se në krahasim me një ditë më parë, çmimet maksimale në të tri produktet janë për një cent më lirë.
Çmimet e lartcekura vlejnë sot prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.
Pavarësisht zbritjes së dukshme të çmimit të derivateve të naftës në botë, çmimi i naftës në Kosovë gjatë javëve të fundit ka shënuar vlera rekorde.
