Arbëri

Gjermania e pranon se ka bërë një propozimin në dialogun Kosovë-Serbi

 

Qeveria e Gjermanisë ka pranuar se ka bërë një propozim në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, pak ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi se Franca dhe Gjermania kanë dalë me propozim, e iniciativa u konfirmua edhe nga liderët e Kosovës.

Në një përgjigje për KOHËN nga Zyra për Media e Qeverisë Gjermane është thënë se Gjermania dhe Franca mbështesin tërësisht dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga emisari i posaçëm, Miroslav Lajçak. Qeveria e Gjermanisë nuk ka dhënë detaje për propozimin, që ka thënë se është diskutuar në konfidencialitet.