Qeveria e Gjermanisë ka thënë se mirëpret uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Zëdhënësja e Qeverisë së Gjermanisë, Christiane Hoffmann, ka vlerësuar shenjë të mirë uljen e tensioneve dhe e ka cekur rëndësinë që të përkrahet dialogu Kosovë – Serbi i lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Është një shenjë e mirë, që të dyja palët janë afruar dhe që pakica serbe në veri të Kosovës i ka hequr barrikadat”, ka thënë zëdhënësja e Qeverisë së Gjermanisë, Christiane Hoffmann, raporton agjencia “DPA”. “Është me rëndësi që dialogu mes Serbisë dhe Kosovës të mbështetet edhe mëtutje. Këtë e bën në mënyrë shumë aktive Qeveria e Gjermanisë”.
Mirëpo, Hoffmann, nuk ka komentuar kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për shtimin e forcave të KFOR-it në Kosovë. Hoffmann vetëm tha se Qeveria e Gjermanisë është e koncentruar fillimisht që ta përkrahë dialogun.
Kurti në një intervistë për “Die Welt”, ka thënë se situata e fundit në veri ka treguar nevojën për shtim të forcave të KFOR-it në Kosovë.
-
Gjermania e pranon se ka bërë një propozimin në dialogun Kosovë-Serbi
-
Gjermania jep sinjale pozitive për CEFTA-n, Qeveria thërret konferencë
-
Gjermania mbështet Kosovën për hapjen e pikës kufitare për mallrat serbe
-
Gjermania premton ndihmë në fushën e mbrojtjes, Osmani flet për rreziqet nga Serbia
-
Scholz: KFOR duhet të jetë në pozicion që të reagojë në mënyrë të duhur