Arbëri

Prindërit marshojnë me kërkesën për hapjen e çerdheve, Qeveria e SBASHK-u nuk i përfillin

Foto: Alban Bujari \ KOHA
 

Nga objekti i Qeverisë e deri te zyrat e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit marshuan të enjten prindërit e fëmijëve në institucione parashkollore, me kërkesën që çerdhet të hapen menjëherë.

Mes prindërve protestës i ishte bashkuar edhe një vogëlush, me shpresën se do të marrë një përgjigje për pyetjen se kur edukatoret e tij do t’ia nisnin punën.