Maloku: Asnjë Qeveri nuk ka prekur stafin në MPJ, si Kurti

Maloku: Asnjë Qeveri nuk ka prekur stafin në MPJ, si Kurti
Diplomati i karrierës që u sistemua nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Ministrinë e Shëndetësisë, Agron Maloku, ka thënë se asnjë qeverisje nuk e ka prekur stafin në këtë ministri, siç ka bërë Qeveria Kurti me risisteme.
Në “Interaktiv” të KTV-së, Maloku të martën ka thënë se në mes të menaxhmentit të MPJD-së dhe shoqatës sindikale ka munguar komunikimi dhe si pasojë e tij “sistemimi i brendshëm nuk po funksionon në mënyrën e duhur”.
“Në të kaluarën mund të ketë pasur ngrirje të raporteve, apo edhe të afërta me disa kolegë. Ana funksionale e institucionit na intereson. Përfillja e të drejtave e respektimit të të drejtave zyrtare në pozitat e tyre, pavarësisht afërsisë, mund të vij në përfundim se po funksionon mirë. Faktikisht në rastin e në përvojën time, në momentin kur shkëputet hallka e komunikimit apo zhvendoset pozita, lë të nënkuptojë që sistemi i brendshëm nuk është mënyrën e duhur të funksionimit të një institucioni. Në të kaluarën mund të ketë pasur raporte të ftohta, por pozita, detyrat e përgjegjësitë janë respektuar. Asnjëherë nuk është prekur stafi. Kjo s’ka qenë praktikë dhe për ne ishte shqetësuese”, ka thënë Maloku.
Sipas tij, në të kaluarën ka pasur gradime në baza të afërsisë me zyrtarët, por “kjo s’ka ndikuar në funksionimin e institucionit”. “Kemi shpresuar se do të ketë praktikë të mirë, por jo vetëm që s’mori kahe pozitive, por degradoi”.
“Shoqata sindikale s’ka qenë kurrë në pozitë më të rëndë sepse komunikimi mungon”, ka thënë ai duke e quajtur precedent të keq edhe sistemimin e tij në Ministri të Shëndetësisë.
Duke komentuar konkursin për pranimin e 32 diplomatëve, që u shpall i jashtëligjshëm nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, Maloku ka thënë se ky konkurs ka qenë i bazuar në një rregullore të 2009-s duke shpërfillur ligjet e mëpasshme.
Ai është ankuar edhe në mungesën e sistemimit për 8-9 zyrtarë, që thotë se ishin me përvojën më të gjatë brenda institucionit. Sipas tij, “ata me përvojë të gjatë s’u morën për bazë aspak”.
“Fakti që lihen zyrtarë pa sistemuar dhe shpall konkurs për mundësi lejimi që të transferohen nga ministri tjera dhe e heq një zyrtar që ka kontribuar vite me radhë dhe lejon që të hapet konkurs për ta transferuar nga ministri tjera apo nga komunat pa asnjë ditë përvoje në shërbim diplomatik, nuk e di se si mund të quhet”, ka thënë ai.
Diplomati që u sistemua nga MPJ-ja në MSH: Gërvalla u hakmor për shkak të veprimeve sindikale
Diplomati i karrierës që u sistemua nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Ministrinë e Shëndetësisë, Agron Maloku, ka thënë se me këtë veprim ministrja Donika Gërvalla u hakmor ndaj tij, për siç pretendon, veprimeve të tij me Sindikatën e Shërbimit të Jashtëm.
Për “Interaktiv” të KTV-së të martën, Maloku ka thënë se me vendimin që në vend të tij të vendoset një zyrtar nga Ministria e Diasporës që nuk ka përvojë diplomatike, tregohet se kjo është hakmarrje ndaj veprimeve të tyre sindikale.
“Përvojën time në konkurrencë me një zyrtar që vjen nga një departament apo ministri tjetër, duke respektuar përvojën e tij, nuk mund ta ketë. Duke i dhënë përparësi këtij zyrtari që nuk ka përvojë në diplomaci, është hakmarrje ndaj veprimeve tona. Unë jam pjesë e MPJ-së që nga themelimi, pra që nga viti 2008”, ka thënë kryetari i Shoqatës Sindikale të Shërbimit të Jashtëm (SHSASHJ).
Maloku tutje ka thënë se kabineti i ministres së Jashtme, Gërvalla, me këtë veprim ka shkelur ligjin, pasi pretendon se Neni 24 i Ligjit për Zyrtarët Publikë thotë se zyrtarët duhet të njoftohen për proceset që i prekin ata. Ai thotë se si udhëheqës i Sindikatës, gëzon një lloj imuniteti.
“Unë as që kam qenë i njoftuar as nga Gërvalla, as nga zyrtarët e tjerë”, ka shtuar Maloku.
Ai tutje shprehet se reagimet e tyre si Sindikatë kanë qenë në lidhje me sistemazimin shkaku i bashkimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme me Ministrinë e Diasporës, për të cilat ai numëron një numër parregullsish.
“Që nga viti 2017, shkeljet janë evidentuara në dhënien e gradave, kur ne kemi reaguar. Kohëve të fundit, reagimet kanë qenë për sistemazimin, për ato që kanë bart pasoja. Ne kemi dashur t’i evitojmë këto pasoja. Ne kemi pritur që kjo Qeveri e ky kabinet do t’i respektojë këto rregulla. Nuk janë respektuar këto rregulla as për disa anëtarë të shërbimit të jashtëm, si në rotacion”, vijoi diplomati i karrierës.
Maloku akuzoi MPJ-në për mostransparencë e moskomunikim në lidhje me procesin e sistematizimit dhe për këtë ai paralajmëron pasoja.
“Mungesa e komunikimit do të ketë pasoja. Pasojat mund të marrin kohë për riparimin e tyre. Vendosja e një zyrtari që nuk ka përvojë në një administratë ku ka zyrtarë me grada të larta do të sjellë pasoja më vonë”, ka theksuar Maloku.
SHSASHJ-ja reagoi sot pas vendimit të MPJ-së për sistemimin e Malokut në MSH, duke kërkuar të njëjtën gjë ta bëjë edhe nga Bashkësia e Sindikatave të Pavarura të Kosovës. SHSASHJ-ja i ka bërë thirrje menaxhmentit të MPJD-së dhe MPB-së që ta shfuqizojnë vendimin për sistemimin e Malokut. Po ashtu ka kërkuar nga Avokati i Popullit ta trajtojë rastin.
Kjo Sindikatë ka paralajmëruar se shumë shpejt do të bëjë publike shkelje ligjore të tjera që janë bërë nga MPDJ-ja.
Maloku: Tenderin për vetura s’e nënshkrova sepse s’i plotësoi kriteret, e bëri zëvendësuesi im
Kryetari i Shoqatës Sindikale të Shërbimit të Jashtëm, Agron Maloku, ka thënë se në fundvitin e kaluar ka refuzuar ta nënshkruajë tenderin për blerjen e veturave rreth 150 mijë euro, që e ka kontraktuar Ministria e Punëve të Jashtme për shkak se nuk ka pasur kërkesë nga ana e misioneve diplomatike.
I ftuar të martën në Interaktiv të KTV-së, Maloku ka thënë se për këtë shkak ka vlerësuar se nuk janë plotësuar kriteret që të iniciohet një procedurë e tillë.
“Është kërkuar që të iniciohet nga ana ime, sipas praktikës së mëhershme, nuk ka pasur kërkesë nga ana e misioneve diplomatike dhe në mungesë të këtyre kërkesave unë kam hezituar dhe kam kërkuar që të plotësohen kriteret që të parashtrohet një kërkesë dhe në këtë mënyrë kam menduar se nuk janë të plotësuara kriteret që të iniciohet një procedurë e tillë dhe më pas nuk e kam iniciuar”, ka thënë ai.
Këtë tender të panënshkruar nga ana e tij, thotë se e ka proceduar një tjetër zyrtar, Ragip Zejnullahu, i cili është vendosur në pozitën nga ku e kanë larguar Malokun.
“Kjo konsiderohet si ndërhyrje, është i njëjti zyrtar që është vendosur në pozitën nga ku më kanë larguar. Më pas e kam kuptuar që ajo procedurë është zhvilluar nga ana e tij (Ragip Zejnullahut). Arsyeja pse nuk e kam proceduar tutje është sepse nuk ka pasur kërkesa nga misionet diplomatike. Në raste kur ka nevojë, parashtrohet kërkesa, pastaj bëhet aprovimi i kërkesës dhe fillojnë procedurat sipas legjislacionit. Në këtë rast në mungesë të këtyre kritereve nuk kam vazhduar dhe mendoj se kam vepruar në formën e duhur”, është shprehur ai.
Maloku ka shtuar se për këtë çështje nuk e di nëse është e informuar ministrja Donika Gërvalla, por se kriteret e funksionimit të çështjes shkojnë deri në Zyrën e Sekretarit.
“Kërkesa duhet të aprovohet prej sekretarit për të vazhduar më pas me inicim. Kabineti apo vetë ministrja nuk e di nëse është e informuar apo jo, zyra e sekretarit do të duhej të jetë e informuar në kuadër të përgjegjësive që kanë”, ka thënë ai.
Më 16 shtator të këtij viti, Maloku ka pranuar një vendim nga Ministria e Punëve të Brendshme, përmes së cilit ai sistemohet nga Ministria e Jashtme në atë të Shëndetësisë, “në kuadër të sistematizimit dhe riorganizimit të ri të MPJD-së”.
Shoqata që e përfaqëson Maloku ka konsideruar se një veprim i tillë është bërë qëllimshëm me synim hakmarrjen për shkak të veprimtarisë sindikale të Malokut.
Në vend të tij është vendosur Ragip Zejnullahu.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Luzha: Gjithçka që u argumentua nga Kurti u vërtetua me rastin e veriut

EULEX-i përgënjeshtron Serbinë lidhur me sulmin në Banjskë

Policia: Trajtimi i armëve të sekuestruara bëhet pas përfundimit të procedurave ligjore

Berisha: Rama të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës

Biserko: Policia e Kosovës e menaxhoi profesionalisht aksionin e së dielës

Parlamenti Evropian javën e ardhshme do të diskutojë për situatën në veri

DASH: Nuk mund të barazohet vrasja e policit me atë të sulmuesve

Me Njësinë e qenve, Policia në kërkim të armëve dhe viktimave të tjera potenciale në Banjskë

Osmani: Kosova nën sulm, dialogu s’është më njësoj

Vuçiq: Serbia do ta hetojë vrasjen e policit në veri

Shasha: Ramës i mungon konsistenca, i lexon vetëm fjalimet e Amerikës
