Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Miratohet Rregullorja e re e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës ka miratuar të enjten, në lexim të dytë Projektrregulloren e Kuvendit, me 81 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Projektrregullorja është miratuar bashkë me 47 amandamentet e propozuara nga komisioni funksional.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Projektrregullorja është miratuar ndonëse disa deputetë kanë kërkuar që të bëhet edhe një lexim i tretë.

Pas miratimit, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka shpallur të mbyllur seancën, duke bërë me dije se ajo do të vazhdojë të premten me disa pika të reja.