Të enjten, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka liruar nga detyra Fadil Kodren, u.d. i Drejtorit të Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave.
Në vitin 2010 u zgjodh kryeshef i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjecave.
Në vitin 2017 ishte në pozitën Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent.
Kodra ishte emëruar në pozitën drejtor i Departamentit të Emergjencave në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme pas transformimit të TMK-së. Në TMK ai ishte shef i Departamentit Informativ me gradën Gjeneral Brigade.
KOHA ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga Kodra, megjithatë nuk ka e ka pranuar një të tillë nga asnjëra palë.
-
Sveçla kthen Kodrën në krye të AME-së
-
Fadil Kodra kthehet në krye të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave
-
Arrestohen dy zyrtarë të MPB-së, kundërligjshëm lëshonin lejeqëndrimi për shtetas të huaj
-
Pacolli liron nga detyra u.d. së drejtorit të Agjencisë Kadastrale: Ndryshimi, pjesë e reformave
-
PDK-ja kërkon dorëheqjen e Sveçlës pas vdekjes së Agon Zejnullahut