Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka kthyer në punë të martën drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent, Fadil Kodra.
Kjo u njoftua nga avokati i Kodrës, Faton Fetahu, në një postim në Facebook.
“Pas vendimit të sotëm, mund të themi se u përmbyll tërësisht dhe suksesshëm beteja juridike e filluar tre muaj më parë”, ka shkruar ndër të tjera Fetahu.
Sveçla e kishte shkarkuar Kodrën nga pozita e kreut të AME-së më 14 korrik. Por Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës kishte pranuar ankesën e Kodrës më 7 shtator, duke detyruar ministrin e Brendshëm të hiqte dorë nga vendimi i muajit korrik.
Kodra kthehet në pozitën që e mban nga viti 2017.