Arbëri

Kongresi amerikan miraton rezolutën që i kërkon Serbisë përgjegjësit për vrasjen e vëllezërve Bytyqi

 

Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan ka miratuar më 14 korrik rezolutën për rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi teksa po kalonin gabimisht kufirin me Serbinë më 1999. Rezoluta ishte dërguar në Kongres një vit më parë.

Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi ishin shtetas amerikanë gjatë asaj periudhe dhe që nga vrasja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar vazhdimisht që përgjegjësit të vihen para drejtësisë.