Arbëri

Qiproja mosnjohëse përkrah liberalizimin e vizave për Kosovën

 

Edhe pse nuk e njeh Kosovën shtet, Qiproja ka ofruar mbështetje për liberalizimin e vizave për Kosovën, thuhet në një komunikatë të Qeverisë për takimin që kryeministri Albin Kurti ka pasur me ministrin e Jashtëm të Qipros, Ioannis Kasoulides të martën në Greqi.

Sipas njoftimit, Kurti ka lavdëruar zhvillimet në Kosovë, ndërsa Kasoulides i ka thënë se dëshiron të shtojë komunikimin dhe bashkëpunimin me Kosovën.